Rama pret në takim presidentin e Polonisë, Andrzej Duda

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

“Kënaqësi takimi me presidentin polak Andrzej Duda”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Më herët, presidenti i Polonisë Duda u prit në takim nga Presidenti Bajram Begaj, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin ekonomik e tregtar, integrimin evropian të Shqipërisë etj.

Presidenti Duda u prit në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ku theksuan se “Shqipëria dhe Polonia, aleate të ngushta e të denja në NATO”.

Në pjesën e dytë të ditës së sotme presidenti Duda do të marrë pjesë në forumin e përbashkët ekonomik, që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Duda ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare dyditore. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit