Rama pret Nën/Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën: Nuk janë pak ato që do të mësoni nga Shqipëria, Yuri Kim ka sjellë…

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim zv/Sekretaren amerikane të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën e cila ësthë për një vizitë në Shqipëri.

Marie Royce vlerësoi Shqipërinë dhe bukuritë natyrore të saj si dhe premtoi se më shumë amerikanë do të shihen në këtë vend në të ardhmen.

Ndërkohë Rama theksoi se SHBA ka shumë për të mësuar nga kultura e Shqipërisë teksa vlerësoi ambasadoren Yuri Kim sipas të cilit ka sjellë më shumë energji dhe vullnet për të ndihmuar vendin.

📍Kryeministria – Me Nën/Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, në vazhdën e vizitave të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Shqipëri, në funksion të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë🇦🇱🤝🇺🇸

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 15. Oktober 2020

Në fund Rama e mbylli me një batutë referuar kohës jo të mirë, teksa tha se sot ‘mezi e kthyem djellin’ dhe ftoi amerikanët ta shijojnë atë.

”Një pjesë nxënësish shqiptar përfitojnë nga programet tuaja, ka dhe më shumë shqiptarë që përfitojnë në Shqipëri, dhe mendoj se ka shumë gjëra të tjera, dhe mendoj se vizita juaj të ndihmojë më shumë në këtë aspekt. Ka shumë gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA në fushat e arsimit e kulturës.

Më besoni, nuk janë pak, ato që mund të mësoni nga kultura jonë. Kultura është një sferë ku SHBA ka shumë për të mësuar ende nga vendet e tjera dhe kultura e tyre më e vjetër dhe komplekse

Ambasadorja juaj ka sjellë më shumë energji dhe vullnet për të ndihmuar. Ja kalofshi mirë, mezi e kthyem diellin dhe e kemi këtu për ju, shijojeni!”- tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit