Rama prezanton në Kuvend buxhetin për vitin 2022

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2022. Sipas Ramës ky është një buxhet i ndërmjetëm, që synon të lërë pas krahëve dy vitet e vështira të ndikuara nga fatkeqësitë natyrore të tërmetit dhe të pandemisë së Covid 19. Duke listuar të gjithë ndryshimet në buxhet dhe rritjet e pagave në disa kategori, Kryeministri u shpreh se asnjë investim nuk do të ndalet.

Ky është buxheti i parë i mandatit tonë të tretë dhe kapitulli i parë i planin për planin Shqipëria 2030, ky është një buxhet i ndërmjetëm mes fazës së shkaktuar nga fatkeqësia natyrore dhe fazës së re ku kemi hyrë. Plaga e tërmetit po mbyllet ajo e pandemisë po trajtohet dhe siç flet qartë ky buxhet asnjë reformë nuk është lënë pas dore. Pavarësisht krizës së energjisë, ne rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendit, të papunët, nxënësit, fëmijët.

Zerojmë taksën mbi pagat deri në 40 mijë Lekë, duke lehtësuar mbi 87 mijë punonjës. Përgjysmojmë taksën mbi pagën nga 40 deri në 60 mijë Lekë. Përgjysmojmë taksën mbi pagën që marrin mbi 1.5 milionë Lekë të vjetra. Rrisim pagat për mësuesit, rrisim paga me deri në 150% për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit, rrisim pagat me 30% për efektivët e FA.

Rrisim ndihmën ekonomike për disa kategori. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën për naftëtarët e Fierit dhe për vitin 2022. Financojmë me 2.6 miliardë indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit për pensionistët. Financojmë lindjet e reja, financojmë rimburësimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarë. Financojmë vijimin e vaksinimit dhe për herë të parë fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve, zejeve dhe të sporteve me një financim të posaçëm”, u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit