Rama: Shkolla “Sherif Dervishi” në Krujë, i shtohet gjerdanit të shkollave të rindërtuara

Mos i humb

Shkolla 9-vjeçare “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës, punimet për të cilën nisën në maj të këtij viti tashmë ka hapur dyert për 230 nxënës të kësaj zone.

Pas shkollave të rindërtuara 100% nga qeveria shqiptare, kjo shkollë është pjesë e bllokut të dytë të shkollave të financuara 100% nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga mjediset e kësaj shkolle të rindërtuar pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dhe me një tjetër shkollë të re që i shtohet gjerdanit të shkollave të rindërtuara pas tërmetit, ju uroj një fundjavë të mbarë. Shkolla “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës, pjesë e bllokut të dytë të shkollave të reja, të cilat ndryshe nga blloku i parë që u financua 100% nga qeveria shqiptare, financohen 100% nga Bashkimi Evropian”, shprehet Rama.

Shkolla ka 14 ambiente të reja me laboratorë fizike, kimie dhe informatike, sallë shumëfunksionale, bibliotekë, palestër dhe fushë sportive të hapur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit