Rama: Sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në perimetrin që u shtri tërmeti, në Tiranë dhe Durrës

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar në mbledhjen e qeverisë të gjithë ambasadorët, partnerët e huaj për ndihmat e mesazhet e gatishmërisë në situatën që po kalon Shqipëria. Ai tha se do të firmosë vendimin për ditën e zisë kombëtare.

Rama tha se solidarizimi ka qenë i madh dhe nga Shqipëria, Kosova e diaspora. Ai falënderoi edhe trupat speciale nga Kosova për atë çfarë kanë bërë në operacionet e shpëtimit.

“Doja të falënderoja kabinetin e kancelares që ka vënë në lëvizje mekanizmin e solidaritetit, presidentin e Serbisë që po ashtu si gjithë të tjerët ka shprehur gatishmërinë dhe ka dërguar një mision special. Kryeministrin e Kroacisë. E ndërkohë dua ta rreshtoj për të mos harruar kurrsesi miqtë e CDU-së, të cilët jo vetëm kanë dërguar një seri impresionuese mesazhesh por nga anëtarë të grupit më të madh parlamentar të Bundestagut janë solidarizuar konkretisht duke shprehur gatishmërinë për të bërë gjithçka.

Ky fill drite do të ishte i paplotë nëse nuk do të ishte një solidarizim i plotë nga Shqipëria, Kosova, diaspora dhe për çudinë time nga një numër i konsiderueshëm i mediave italiane për aq shumë mesazhe kanë dërguar duke shprehur gatishmërinë për tu përfshirë në çfarëdolloj procesi ndihme dhe solidariteti.

Duke i falënderuar të gjitha trupat që janë bashkuar në terren dhe i janë bashkuar trupave të sfilitura në terren dhe kanë marrë lidershipin e operacioneve duke zotëruar dhe një ekspertizë shumë domethënëse nga e jona. Për trupat speciale të Kosovës të cilat kanë mbërritur të parët dhe kanë shfaqur një kapacitet domethënës dhe vërtet impresionues”, tha Rama.

Ai shpjegoi se dita e zisë pas fatkeqësisë që goditi vendin do të jetë një, pavarësisht se do të donin të ishin 3, por kjo është e pamundur për shkak të festave kombëtare.

“Vendimin për ditën e zisë kombëtare dhe këtu dua të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditët e festave kombëtare na e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë se sa një ditë zie. Do kishim dashur të ishin 3 ditë zie, duke pasur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të kësaj tragjedie që deri në momentin që flasim ka marrë 24 jetë njerëzish”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për një platformë online për të dhuruar para për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. “Faqja hyrëse e platformës dixhitale të qeverisë, shtetit e-abania ka tre rubrika, njëra e dhurimit online të çdo shume, nga 1 euro apo 1 lekë deri në sa do për të mos lënë vetëm rrugën tjetër atë të llogarisë bankare. Plus është edhe numri i madh edhe rreshtat e gjatë të kontrolleve bankare që mund ta bëjnë më të komplikuar”, u shpreh Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit