Rama takohet me Osmanin në Prishtinë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sot pasdite kryeministri Rama ndodhet në Prishtinë ku u prit në një takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ditën e sotme kryeministri Rama ishte në Shkup, ku u prit në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë pasditen e sotme, kryeministri Rama do të vizitojë Kosovën ku do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Turi i takimeve të Kryeministrit do të vijojë nesër paradite në Bosnjë dhe Hercegovinë ku do të takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo për të vijuar në Mal të Zi ku do të pritet në takim nga kryeministri Dritan Abazoviç dhe presidenti Jakov Milatoviç.

Kryeministri do të përmbyllë turin ballkanik me vizitën në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit