Rama: Të mobilizohemi për Shqipërinë që brezi i ri meriton

Mos i humb

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të turit të falenderimeve, tha se Fieri dhe fierakët i kanë paraprirë suksesit të arritur në zgjedhjet e 14 majit.

Rama në fjalën e tij u shpreh se besimi i dhënë nga qytetarët e Fierit, duhet të mobilizojë pushtetin lokal e qendror të ndërtojë Shqipërinë që brezi i ri meriton.

“Që të ndjehen krenarë që jetojnë në Shqipëri, që është një vend ku ka shumë gjëra për të treguar. Dhe fakti që ky vend po bëhet gjithnjë e më tërheqës për të tjerët duhet të na tregojë diçka dhe duhet të mobilizohemi për ta bërë këtë vend për fëmijët tanë, që të kenë Shqipërinë që ata meritojnë, që të ndjehen krenarë që jetojnë në Shqipëri, që është një vend ku ka shumë gjëra për të treguar”, tha Rama.

Ai shtoi se fierakët i kanë kthyer kurrizin atyre që e gjithë Shqipëria duhet t’ia kishte kthyer që në minutën e parë.

“Ky është një besim që duhet merituar çdo ditë. Më vjen mirë që juve këtu në Fier po ju del fjala, zgjedhje pas zgjedhje, dhe po e mësoni Shqipërinë t’i kthejë kurrizin atyre që ju ia kthyet që në minutën e parë. Është dhe merita juaj, edhe e të tjerëve, por mbase Fieri është në krye, është merita e juaj që sot Tropoja ka votuar për ne. Jo vetëm kemi fituar kandidatët, por kemi marrë shumicën në këshillin bashkiak të Tropojës, Shkodrës, Kukësit, Kamzës, Dibrës. Kjo është shumë domethënëse”, theksoi Rama.

Ai tha se ndihet i privilegjuar që është në krye të partisë të cilën fierakët mbështetën në 14 maj.

“Unë personalisht e di shumë mirë, ka deputetë që s’e dinë. Unë e di shumë mirë që është e pamundur që juve t’jua kthesh të tërë atë që ju jepni për PS. Por, të jeni të sigurt që edhe nëse PS ju del në momente të caktuara jo për fajin e saj, por për të njërit apo tjetrit që marrin një karrige e ju duket sikur zgjaten, ndryshe nga sa pritnin, edhe nëse ju del dikush juve, që s’ka bërë asgjë më shumë se ç’keni bërë ju, por i është dhënë një karrige e ju shikon nga lart-poshtë, mos lejoni t’ju thyejnë zemrën për atë që ju keni bërë. Nëse s’ka bërë për ju personalisht, ka bërë shumëçka për Shqipërinë dhe për çdo qytet, dhe në këtë rast për Fierin ku jeni”, theksoi Rama.

Rama nënvizoi se Fieri nuk do të ishte ky që është sot, po të mos kishte qenë mbështetja e fierakëve për Partinë Socialiste.

“Po të mos ishit ju, mbështetja juaj dhe Fieri s’do ishte ky që është sot, ndryshe nga dje, por do ishte më keq sesa dje. Në fund të ditës kurrë mos lejoni që një dru i shtrembër, apo dy, apo shtatë, që ndeshni rrugës dhe që dalin nga mes nesh, t’jua cenojë krenarinë legjitime për PS”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit