Rama: Ulja më e madhe historike, 40% më pak vrasje se në 2022

Mos i humb

Kryesocialisti Edi Rama, në fjalën e tij, gjatë asamblesë së Partisë Socialiste, deklaroi se të turistët e huaj në vendin tonë, kanë gjetur një siguri mbresëlënëse.

Duke folur me shifra, Rama tha se ajo është përmirësuar çdo vit, ndërsa këtë vit ka regjistruar dhe shifrën më të ulët historike.

“Po, gjejnë edhe një siguri mbresëlënëse në këtë vend, që s’ka asnjë lidhje me legjendat e zymta për Shqipërinë e pasigurtë. Të habitur krejt, disa miq anglezë më çuan hartën e shtëpive të vjedhjeve në Europë, ku Shqipëria ishte në vendin e fundit, me shifrën më të ulët. Ndërsa, Britania e Madhe në vendin e parë me shifrën më të lartë. Dhe më e lezetshmja ishte se, kur kishin pyetur këta të paudhët tanë, i kishte thënë -“s’ke ça vjedh në shtëpitë e shqiptarëve, pasi nuk kanë as bukë për të ngrënë”, ndërsa kur kishin pyetur një kompetentë atje, u kishte thënë, -“Kanë ardhur shqiptarët prandaj po vidhen shtëpitë në Britani, më shumë se kudo tjetër në Europë”… Çe pyet…”, tha Rama

“S’po zgjatem me vrasjet, që jo vetëm kanë rënë përsëri në minimumin historik, siç ka ndodhur çdo vit të qeverisjes sonë, krahasuar me të mëpërashmen. Por, këtë vit deri më tani, si tetë mujor, kanë shënuar rënien më të lartë historike vit më vit, 40% viktima më pak se vjet, ku kishim numrin më të ulur të viktimave në tre dekada”, tha Rama.

“Por për mua, për ne që jemi mbledhur këtu, më e bukura e kësaj kohe lirie dhe përpjekje të pandërprerë, për ta futur përfundimisht Shqipërinë në hartën e Europës politike, ekonomike dhe turistike, është se edhe ata thuajse 1 milionë shqiptarë që na mbështesin ne me votë, bashkë me ata miliona të tjerë, që na mbështesin nga larg, por edhe atyre miliona të huaj që po vizitojnë çdo vit  e më shumë këtë vend, falë punës këmbëngulëse të kësaj qeverie, të bashkive tona, të qindra mijërave shqiptarëve që investojnë, punësojnë të tjerë në sipërmarrjet et yre, apo vetë-punësohen vetë në bizneset e tyre të vogla”, vijoi Rama.

“Por edhe ata që na duan të vdekur, mua bashkë me këtë forcë udhëheqesë për shqipërinë Europiane, që nuk lënë pisllëk pa nxjerr nga goja dhe katran pa hedhur në fytyrën e Shqipërisë. Madje dhe ata kompetentë të huaj që duan t’i shohin shqiptaërt si fajtorët për problemet e vendit të tyre kur sjanë në gjendje ti zgjidhim ato, janë të gjithë bashkë një shtysë e jashtëzakonshme, thelbësore për të ecur vetëm përpara”, shtoi ai.

“Vetëm përpara, por ama me këmbët në tokë, me zemrën dhe mëndjen në vend. Me sytë hapur për të hedhur hapat e duhur, duke parë nga e ardhmja, dhe pa e humbur nga vëmendja të shkuarën. Për të lexuar dhe kuptuar siç duhet raelitetin e të tashmes. Ky realitet është ku e ku më i mirë se ai i së djeshmes. Por është ku e ku më problematikë, se sa ai i të ardhmes, që duhet me çdo kusht të ndërtojmë për gjeneratën tjetër”, nënvizoi Rama.

 

Detyra jonë është ta ngulisim në kokë, gjithnjë e më fortë, se korigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës sonë politike. Nevoja që ushqen besimin e atyre që na votojnë. Domodoshmëria që duhet të na ushqejë papushim organizatën tonë, organizmin tonë politikë dhe qeverisës. Përshembull, korigjimin i të tashmes së maldiveve të europës siç na pagëzuan këtë vit të huajt që deri dje na quanin shpella e europës. Kërkon që me patjetër që askush të mos mbyll sytë përpara problemeve serioze për tu zgjidhur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit