Rama: Universitetet tona, akses në rrjetin e Arsimit të Lartë Europian

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm në Vlorë, një takim me studentë shqiptarë e të huaj të Universitetit “Ismail Qemali”.

Rama tha se, “ndërkombëtarizimi i universiteteve është prioriteti ynë, me qëllimin e hapjes së sa më shumë dyerve të studentëve dhe pedagogëve në Europë dhe sjellja e sa më shumë dijeve në vendin tonë”.

Ky proces, vijoi Rama, është një domosdoshmëri për zhvillimin e universitetit ku ne do të jemi në gjendje t’i japim mundësinë studentëve të përgatiten këtu në universitet, ku të kenë zgjedhje të larmishme, që u ofrohen në të njëjtat programe e standarde si në vendet europiane.

Sipas tij, kjo është e mundur përmes ndërkombëtarizimit, teksa shprehu optimizëm që edhe në këtë universitet, ashtu si dhe në vendet e tjera, numri i studentëve dhe pedagogëve që përfshihen në programe ndërkombëtare vjen duke u rritur.

“Janë shumë marrëveshje të bëra nga universitetet sidomos vitet e fundit dhe ne kemi bashkëpunuar me rektorët dhe ministritë përkatëse të Arsimit në vende të ndryshme të Europës. Kemi organizuar takime të përbashkëta për të nxitur këtë process. Sot është bërë e mundur të krijohen më shumë mundësi dhe në këtë rrugë do të shohim vit pas viti fryte të reja”, tha Rama.

Ai theksoi rritjen e ndjeshme të pjesëmarrjes dhe shkallës së suksesit në universitetet europiane gjë që u jep mundësi ekipeve akademike që të mund të përfitojnë financime, duke rritur kështu edhe të ardhurat e tyre nga puna shkencore.

“Janë financime ku prej shumë kohësh, Shqipëria mbetej në bisht si rezultat i mosfunksionimit të universiteteve, por me Reformën në Arsimin e Lartë po hidhen hapa sistematike, po krijohen risi për ta parë veten universiteti, që nuk pritet çdo gjë nga qeveria por shumë gjëra vijnë nga ndërveprimi, nga organizimi i brendshëm dhe ndërveprimi me universitetet e huaja”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se, “ne kemi arritur diçka të rëndësishme nga BE, që e kemi konkretizuar në Samitin e Tiranës me BE-në, për aksesin nga universiteteve tona në rrjetin e Arsimit të Lartë Europian, që i jep mundësi universiteteve tona të përfshihen në projekte dhe programe europiane, pa pritur që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së”.

“Ky është hap risi për universitetet tona dhe duhet shfrytëzuar”, tha Rama.

Rama i uroj suksese studentëve në programet ndërkombëtare ku ndërveprojnë dhe shprehu angazhimin e qeverisë për mbështetje të vazhdueshme në këtë rrugë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit