Rama viziton Athinën më 15 dhe 16 shtator, zbulohet agjenda paraprake

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, pritet të vizitojë Athinën në datën 15 dhe 16 shtator.

Lajmi bëhet publik prej qeverisë greke, e cila konfirmoi pjesëmarrjen e zotit Rama në cilësinë e kreut të OSBE në takimin që do të mbahet ne Grand Resort Lagonisi të Athinës.

Rama pritet të mbërrijë në Athinë pasditen e datës 15 shtator dhe do të largohet pasditen e datës 16 shtator.

Burime qeveritare greke thanë se ende nuk kanë një axhendë te detajuar të kryeministrit shqiptar,por është e sigurt që kryeministri shqiptar pritet të ketë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe me eksponentë të rëndësishëm të politikës vendase dhe asaj ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit