Autoritetet shëndetësore të disa vendeve arabe kanë konfirmuar sot raste të reja të vdekjeve dhe të të diagnostifikuarve nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Ministria e Shëndetësisë në Marok njoftoi se u konfirmuan 27 infeksione të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të vendit në 735, me gjithsej 47 vdekje.
Në Oman, autoritetet shëndetësore thanë se 21 raste të reja u raportuan në vend, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 252. Rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi në këtë vend u raportua të mërkurën.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Liban ka informuar se rastet e konfirmuara me COVID-19 u rritën në 508, me 17 raste të vdekjeve.
Qeveria Palestineze konfirmoi 10 raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në 171 numrin e përgjithshëm të rasteve.
Raste të reja janë paraqitur edhe në Kuvajt. Ministria e Shëndetësisë së Kuvajtit konfirmoi 75 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 417.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin dhe bazuar në të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me bazë në SHBA ka vrarë rreth 54.000 njërëz, ndërkohë rreth 217.500 të tjerë janë shëruar.