Rasti i parë/ Humb jetën nga Covid-19 holandezja e infektuar dy herë me virusin

Mos i humb

Një holandeze ka humbur betejën me Covid-19, duke u shënuar dhe si rasti i parë në botë e cila pasi u riinfektua për herë të dytë nga virusi humbi jetën.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se viktima është një e moshuar, 89 vjeçare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Gjithashtu bëhet me dije se sistemi imunitar i 89 vjeçares që ndërroi jetë ishte goditur rëndë nga një lloj i rrallë i kancerit.

E moshuara holandeze pas qëndrimit dy mujor në spital me simptoma të gripit, ishte shëruar dhe rikthyer në shtëpi.

Ndërsa pas 59 ditësh rifilloi kimioterapinë, por aty sërish u infektua me koronavirusi, dhe pas dy javësh betejë ka humbur jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit