RD e Kongos, arratisen 1.300 të burgosur pas një sulmi rebelësh

Mos i humb

Afro 1.300 të burgosur janë arratisur pas një sulmi të një grupi rebel në burgun e qytetit Beni në lindje të Republikës Demokratike të Kongos (DRC).

Nënkryetari i Bashkisë në Beni, Modeste Bakwanamaha, u tha mediave se burgu u sulmua nga rreth 100 rebelë të cilat e kanë hedhur portën në ajër me eksploziv, me çka 1.300 të burgosur janë arratisur.

Bakwanamaha fajësoi Forcat e Aleancës Demokratike (ADF) për sulmin, duke theksuar se shumica e të burgosurve ishin pjesëtarë të këtij grupi rebel.

Në vitin 2019, nga i njëjti burg ishin arratisur 900 të burgosur pas një sulmi të ADF-së.

Që nga viti 2014, rreth 3.000 civilë kanë humbur jetën në sulmet e ADF-së në rajon.

Lindja e vendit, ku gjendet kufiri me Ruandën, Ugandën dhe Burundin, tashmë 20 vjet është skenë e sulmeve dhe përleshjeve të grupeve të armatosura që përpiqen të kontrollojnë burimet nëntokësore si ari dhe kobalti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit