RD e Kongos, mijëra persona të prekur me diarre pas ndotjes së ujit

Mos i humb

Zyrtarët shëndetësorë në Republikën Demokratike të Kongos kanë regjistruar mijëra raste të diarresë në provincën qendrore Kasai pasi banorët konsumuan ujë të kontaminuar dhe peshk të ngordhur nga lumi i ndotur, theksoi sot një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kriza humanitare është raportuar pasi një kompleks minierash diamanti në Angola thuhet se ka lëshuar substanca toksike që nga korriku, të cilat kanë ndotur lumenjtë Kasai dhe Tshikapa të Republikës Demokratike të Kongos që rrjedhin nga Angola.

“Më shumë se 4.000 raste të diarresë u regjistruan në 13 nga 18 zonat shëndetësore të prekura në rajonin Kasai”, u tha gazetarëve Eve Bazaiba, zëvendëskryeministre përgjegjëse për mjedisin, pas vlerësimit të saj për situatën në zonë.

Zyrtarët lokalë në rajonin Kasai kanë raportuar se lumi mori ngjyrë dhe trupat e vdekur të hipopotameve dhe peshqve u gjetën në ujërat e ndotura.

Bazaiba tha se banorët janë paralajmëruar kundër konsumimit të peshkut të ngordhur.

Ekziston frika se lumi Kongo, lumi i dytë më i gjatë afrikan pas Nilit, gjithashtu mund të ndotet pasi Kasai furnizohet me të.

Studiuesit kongolezë në Kinshasa kanë paralajmëruar se ndotja e ujit mund të ketë efekte negative për disa vjet.

Disa banorë gjithashtu kanë raportuar skuqje të lëkurës pas përdorimit të ujit të ndotur, sipas zyrtarëve lokalë.

Bazaiba siguroi se qeveria kishte ndërmarrë hapa për të rritur furnizimin me ujë të sigurt në zonat e prekura.​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit