Reagon Ambasada Amerikane: Qeveria nuk na konsultoi për ushtrinë

Mos i humb

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk janë konsultuar përsa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK- së.

Në një deklaratë për media, Ambasada e SHBA’së në Kosovë, kanë shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e projektligjit për transformimin e FSK- së në Ushtri.

“Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, thotë ambasada.

Në komunikatën për media shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit