Receta e Thjeshtë Por e Shijshme e Mishit të Qengjit me Salcën Xaxiq

Mos i humb

Përsa i përket mishit të kuq më të preferuarit në kuzhinën shqiptare janë padyshim dy, ai i viçit dhe i qengjit.

Janë dy produkte që gjenden shpesh të përgatitura në mënyra të ndryshme në çdo zonë.

Pjekja e mishit e sidpmos atij të qengjit është një nga traditat më të hershme dhe të njohura të vendit tonë.

Shumë i pasur me vitamina B12 dhe proteina, mishi i freskët i qengjit është një nga kënaqësitë më të mëdha të gatimit për shijen që jep.

Recetat për gatimin e mishit të qengjit janë të larmishme dhe në AgroWeb.org dashamirësit e gatimeve tradicionale kanë mësuar për shumë mënyra gatimi dhe servirjeje të mishit të qengjit.

Kur flasim për servirjen e kemi fjalën për salca të ndryshme dhe sallata. Një nga salcat më të mira shoqëruese të këtij mishi është xaxiqi.

Në këtë artikull do të mësoni si të gatuani lehtë  salcën e xaxiqit që të shoqërojë mishin e pjekur të qengjit.

Përbërësit

3-4 kastravecë

1 gotë e gjysmë uji me salcë kosi

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle me kopër të grirë hollë

1 lugë gjelle me lëng limoni

1-2 thelpinj hudhër

Kripë

Përgatitja

Sekreti i përgatitjes së kësaj recete është pikërisht salca e kosit.

Nëse dëshironi një shije krejtësisht speciale dhe autentike, duhet ta përgatisni atë vet në shtëpi.

Mjafton të kulloni për 15-20 orë 2-3 gota uji me kos të futura në një napë e më pas atë ta lidhni mbi nje tepsi.

Recetën e përgatitjes së salcës së kosit mund ta lexoni të plotë duke klikuar këtu.

Pasi të keni mbaruar me salcën e kosit, AgroWeb.org ju sugjeron që të vazhdoni me grirjen e kastravecëve.

Sigurisht mund të përdorni renden, por për të larguar ujin që kastravecët lëshjnë do t’ju duhet t’I shtrydhni.

Duke i marrë duar-duar shtrydhini mbi lavaman e më pas lërini në një tas kastravecët e grirë.

Shtoni salcën e kosit, vajin e ullirit, erëzat, lëngun e limonit, hudhrën e shtypur dhe kripën.

Nisni t’I përzieni me ndihmën e një luge, derisa përbërësit të jenë lidhur mirë.

Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë salca në frigorifer për 10-15 minuta.

AgroWeb.org ju këshillon që të mos e anashkaloni këtë hap të recetës, pasi është pikërisht ai që mundëson marinimin e salcës.

Më pas mund t’i hidhni edhe pak vaj ulliri në sipërfaqe si dhe të shtoni kokrra ulliri për ta bërë pjatën tuaj sa më të bukur.

Mish Qengji I Pjekur Në Furrë

 1 kg mish qengji

 1 një lugë gjelle gjalpë

Kripë

Përgatitja

Si fillim, parangrohni furrën e sobës në 80 gradë celcius.

Më pas, ndani mishin në thela jo të vogla. Kriposeni mirë, vendoseni në një tepsi, shtoni aty copëzat e gjalpit dhe hidhini një gotë e gjysmë me ujë.

Futeni të piqet përreth 4-5 orë derisa mishi të zbutet plotësisht.

Gjatë procesit të pjekjes, mishin njomeni me lëngun e vet herë pas here në mënyrë që të mos thahet.

Në servirje, pjatën e mishit mund ta shoqëroni edhe me sallatë jeshile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit