Në një deklaratë nga llogaria zyrtare në Twiter, Redfield bëri të ditur se CDC po ndjek 12 modele lidhur me ndjekjen dhe ecurinë e pandemisë COVID-19 në vend.
Redfield, i cili gjithashtu është pjesë e Task Forcës për Luftën kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë tha se “Që nga 11 maji sipas të gjitha modeleve parashikohet që në javët e ardhshme vdekjet do të rriten dhe se deri më 1 qershor numri i vdekjeve do të tejkalojnë shifrën 100 mijë”.
Ndërsa sipas projektimeve të faqes “HealthData” e cila është burim edhe i Shtëpisë së Bardhë, pritet që deri më 4 gusht në vend të humbin jetën mbi 147 mijë persona.
Në SHBA e cila është bërë “epiqendër” e pandemisë COVID-19, deri më tani nga koronavirusi janë prekur mbi 1.459.000 persona ndërsa e kanë humbur jetën 87 mijë.


