Referendumi, Zaev u çon mesazh maqedonasve: tregohuni të mençur! Opozitari Mickoski: Dëgjoni zemrën!

Mos i humb

Teksa afrohen ditët e referendumit maqedonas, po shtohen dhe mesazhet pikante të politikës së Shkupit, si nga kahja për t’i thënë “Po” emrit të ri, që në këtë rast është ajo qeveritare, e si nga “Jo”-ja, që është ajo opozitare, ndonëse jo duke e kundërshtuar fare hapur, si pasojë e presionit ndërkombëtar.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka thënë se qytetarët e vendit të tij gjithmonë të ndërrmarë vendime të mençura dhe shprehu besimin se kjo do të ndodhë përsëri të dielën kur të hidhet vota për marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit për emrin e ish-republikës jugosllave.

“Njerëzit do marrin një vendim i mençur, sepse ata e duan atdheun e tyre, janë përgjegjës për fëmijët e tyre. Prandaj, ne kemi marrë një vendim të drejtë, dhe të gjithë e dinë se ne kemi arritur një kompromis që e tërheq vendin tonë nga status quo-ja afatgjatë”, tha ai në një tubim publik në qytetin e Negotinës të hënën në mbrëmje

Qytetarët e Maqedonisë, tha ai, duhet të marrin një vendim historik për vete dhe për të ardhmen e vendit të tyre.

“Ne kemi vënë në pikëpyetje izolimin, është koha për t’u integruar dhe për t’u bërë qytetarë të Bashkimit Evropian”, tha Zaev.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e marrëveshjes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri të Maqedonisë dhe përfitimet e bashkëpunimit me fqinjët, të cilët janë, siç tha ai, “të armiqve, miq e Maqedonisë”.

“Të gjithë e vlerësuan marrëveshjen, e cila, përveç kësaj, hap derën për vendin tonë drejt BE-së dhe NATO-s. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje ne treguam pjekuri demokratike, sjellje evropiane. Dhe bashkësia ndërkombëtare e ka pranuar se dhe tani ynë vendi ka miq të sinqertë në të gjithë botën”, tha Zaev.

Kryeministri maqedonas theksoi gjithashtu përfitimet e anëtarësimit në BE dhe NATO, duke i bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në votime më 30 shtator dhe të kapin mundësinë për një të ardhme më të mirë.

Nga ana tjetër, lideri i VMRO-së në opozitë, Hristijan Mickoski, tha se të gjithë qytetarët në referendumin e ardhshëm duhet të veprojë në përputhje me bindjet, ndërgjegjen dhe duke dëgjuar zemrën.

“Referendumi do të jetë edhe për pak ditë, më 30 shtator, dhe do të informoheni në lidhje me pozicionin tim në këtë çështje”, tha Mickoski gjatë një interviste televizive.

Ai beson se shumica e anëtarëve dhe përkrahësve të VMRO-së, në referendum do hedhë votën “kundër” ose do abstenojë, sepse, thotë ai, qëndrimi i partisë së tij për referendumin është i qartë.

“Në rast se çështja i referohet vetëm një marrëveshjeje me Greqinë, unë do të bëj çmos për të bindur qytetarët për të votuar ‘kundër’”, i Mickoski, duke shtuar se ai ishte i gatshëm të pranojë rezultatin e referendumit.

Ne referendumin e së dielës, për të cilin është investuar i gjithë faktori ndërkombëtar, maqedonasit do ftohen krahas vlerësimit me votë për marrëveshjen me Greqinë, paralel edhe për atë nëse janë ose për anëtarësim në NATO dhe BE. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit