Reforma zgjedhore/ Kuvendi miraton shtyrjen e afatit me 75 vota

Mos i humb

Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës shtyrjen e afatit të Komisionit të reformës zgjedhore. Deputetët e rinj të opozitës votuan kundër shtyrjes së saj. Shtyrja e afatit të reformës u miratua me 75 vota pro.

Nga 89 vota në total, shtyrja e reformës zgjedhore u kundërshtua nga 14 deputetët e rinj të opozitës, të cilët morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas vendimit të dy partive PD dhe LSI për djegien e mandateve. Kujtojmë se një pjesë e deputetëve vepruan kundër vendimeve kolegjiale të dy subjekteve partiake, duke mos hequr dorë nga mandati, pavarësisht thirrjes së vazhdueshme nga partitë që ata përfaqësonin.

Ndërkohë deputeti i PS Damian Gjiknuri duke folur në parlament diskutoi mbi Reformën Zgjedhore. Gjiknuri u shpreh se maxhoranca fton opozitën të bëjë propozimet e veta.

“Ne jemi duke e ftuar opozitën për të ndërmarrë bashkë Reformën Zgjedhore. Ne jemi të gatshëm që të ftojmë opozitën që të vijë në Komision, të marrë pjesë, pavarësisht se ka djegur mandatet, për të përmbushur atë që ata kanë artikuluar se e dëshirojnë. Opozita ka të drejtë të ketë një bashkë-kryetar në Komision dhe po e respektojmë njësoj si deputetët që janë në Kuvend”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri u shpreh se në këto zgjedhje nuk mund të bëhen ndryshime në Kod Zgjedhor, pasi nuk ka kohë. Ai tha se deri më 5 maj, opozita ka të drejtë të bëjë propozimet. Gjiknuri foli edhe për teknologjinë në zgjedhje dhe për votën e emigrantëve, ndërsa u shpreh se do të bëhet punë në depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje ashtu siç do një palë, në këtë rast opozita. Nuk ka kohë për ndryshim në Kodin Zgjedhor . Por, megjithatë i kemi lënë opozitës një afat deri më datë 5 maj që të bëjë propozime. Opozita hamendëson sikur ka popullin me vete për Reformën Zgjedhore. Nëse vërtetë do ndryshime në Kod Zgjedhor, opozita të vijë në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, nënvizoi Gjiknuri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit