Refuzohet kërkesa e shqiptarit më të urryer në SHBA

Mos i humb

Martin Shkrelit i është refuzuar kërkesa për lirim të parakohshëm nga burgu, në mënyrë që të siguronte një medikament kundër COVID-19.

37-vjeçari pretendon se mundet të krijojë një medikament kundër koronavirusit. Shkreli kishte kërkuar një lirim tremujor gjatë muajit prill, për të mbledhur një ekip, me të cilin do luftonte pandeminë, që deri më tani ka infektuar 4.64 milionë njerëz në mbarë botën.

“Gjykata nuk konstaton se lëshimi i z. Shkreli do të mbrojë publikun edhe pse ai kërkon të shfrytëzojë përvojën e tij me farmaceutikë, për të ndihmuar në zhvillimin e një medikamenti për COVID-19, të cilin do ta sigurojë pa ndonjë kosto”, thuhet në raportin gjyqësor.

I njohur si “Djaloshi i farmacive”, ai u dënua në marsin e vitit 2018 me burgim, pasi u gjet fajtor për mashtrim të letrave me vlerë, gënjeshtra ndaj investitorëve në fonde mbrojtëse dhe manipulimin e aksioneve në Retrophin Inc., një kompani bioteknike që ai e themeloi vetë.

“Nuk jam i befasuar, por shumë i zhgënjyer. Klientit tim famëkeq, nuk i lejohet të pushojë e as të kontribuojë kur i duhet vendit më së shumti”, tha avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman.

Si njeriu apo shqiptari më i urryer në botë, Shkreli më së shumti njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it me 5,000 përqind, por dënimi i tij nuk lidhet vetëm me këtë veprim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit