Organizata terroriste YPG/PKK dhe regjimi i Bashar Al Asadit, kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e naftës që del nga fusha e naftës Al-Omar, një ndër fushat më të mëdha të naftës që është nën okupimin e organizatës në qytetin lindor të Sirisë, Deirizor.
Sipas informacionit të siguruar të Anadolu Agency (AA) nga burimet e besueshme në Deirezor, organizata terroriste YPG/PKK që naftën bruto e nxjerr nga fusha më e madhe e naftës në Deirezor Al-Omar të cilën e ka okupuar, ka arritur marrëveshje për të shkëmbyer me naftë me regjimin.
Sipas marrëveshjes YPG/PKK për çdo 100 fuçi naftë bruto që do t’i japë regjimit në shkëmbim do të marrë 75 fuçi naftë.
Pasi që organizata terroriste DEASH ishte tërhequr nga fusha Al-Omar në tetor të vitit 2017, ushtarët amerikanë në radhët me terroristët e YPG/PKK e kishin marrë nën mbrojtje rajonin.
Burimet theksuan se kjo fushë është fusha e naftës më e pasur, ku prej cilës në ditë nxirren 15 mijë fuçi naftë.
Regjimi dhe YPG/PKK para rreth një viti kishin marrë vendim që të ndajnë të ardhurat e naftës që nxirret nga fushat në Haseke të cilën e ka okupuar organizata.
Organizata terroriste me mbështetje të SHBA-ve, është duke okupuar rreth 70 për qind të burimeve të naftës në vend.
– Burimet e energjisë në Deirizor
Deirizor e cila mbizotëron kufirin me Irakun, posedon burimet më të mëdha të energjisë në vend. Lindja e Lumit Eufrat e cila ndan qytetin në dy pjesë, ka 11 fusha të naftës. Sipas kalkulimeve këto fusha përbëjnë 1/3 të burimeve të energjisë të Sirisë.
Organizata terroriste më 23 shtator 2017 kishte marrë nën kontroll uzinën më të madhe të gazit në pjesën verilindore të Deirizorit, Koniko, ndërsa më 22 tetor 2017 kishte okupuar fushën më të madhe të naftës në Siri, Al-Omar.
Të gjitha rafineritë e naftës në vend janë nën kontrollin e forcave të regjimit./Rtv islam/


