Regjimi i Asadit fillon operacion në Gutën Lindore

Mos i humb

Regjimi i Bashar al Asadit pas përparimit të opozitarëve në Gutën Lindore në Siri të cilën e mban nën rrethim filloi operacionet nga toka dhe ajri me mbështetjen e Rusisë.

Në Gutën Lindore, regjimi që nga dita e djeshme e deri tani vazhdon duke rritur sulmet ajrore me mbështetjen e Rusisë.

Nga burimet e Mbrojtjes Civile, mësohet se si pasojë e sulmeve të mbrëmshme është rritur në 27 numri i personave që kanë humbur jetën. Ndërkohë njoftohet se regjimi në orët e drekës ka nisur edhe operacionet tokësore.

Regjimi sulmet e tij ajrore dhe tokësore është duke i intensifikuar në rajonin Haresta. Pasi rajoni i cili ndodhet në një distancë 7 km nga Damasku u rrethua nga opozitarët, Rusia nisi të ofrojë mbështetje ajrore për regjimin.

Mësohet se regjimi i Asadit gjatë konflikteve ka humbur 4 gjeneralë të tij të cilët janë Ibrahim Debraha, Habib Junus, Ali Dib dhe Hasan Kurdi. Mes regjimit dhe opozitarëve në rajon ende vazhdojnë konfliktet.

Guta Lindore në lindje të Damaskut ku prej 5 vitesh mbahen nën rrethim rreth 400 mijë civilë u shpall më 5 maj si një “zonë jokonfliktuale” në marrëveshjen e arritur në Astana. Por që nga kjo datë regjimi ka intensifikuar sulmet./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit