Regjimi i Asadit intensifikon sulmet në Gutën Lindore

Mos i humb

Të paktën 6 civilë kanë humbur jetën gjatë sulmeve intensive të regjimit të Bashar al Asadit, në rajonin Guta Lindore, të kryeqytetit sirian Damask, që e mban nën rrethim.

Regjimi i Asadit që nga orët e mëngjesit është duke kryer sulme artilerike dhe ajrore kundrejt Gutës Lindore e cila gjendet në “zonën jokonfliktuale”. Në Haresta, një ndër lagjet e këtij rajonit, që nga orët e mëngjesit janë zhvilluar 40 sulme ajrore.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë), vlerësimet e para tregojnë se në Gutën Lindore e cila është cak i sulmeve të regjimit, në Haresta kanë humbur jetën një civilë, në fshatin Otaja 3, ndërsa Kafar Batna dhe Misraba nga një civil.

Të plagosurit janë transferuar nëpër spitale nga ekipet e mbrojtjes civile. Regjimi që nga 14 nëntori në mënyrë intensive e bombardon rajonin.

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Staffan de Mistura, më 28 nëntor kishte njoftuar se me propozimin e Rusisë regjimi i Asadit ka pranuar armëpushimin në Gutën Lindore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit