Regjimi i Asadit sulme intensive ndaj Idlibit, disa të vdekur

Mos i humb

Pesë civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të dhunshme ajrore të avionëve luftarakë të regjimit të Bashar al Asadit ndaj vendbanimeve civile në “zonën e deeskalimit” në Idlib të Sirisë.

Regjimi i Asadit ka kryer sulme të dhunshme ajrore ndaj rajoneve Besherriyye, Muhambel, Mishmishan, Freyke, Misankul, Urum el Coz, Kenisset beni ez, Rami dhe Kesten pranë Idlibit.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për AA-në është shprehur se “Në sulmet e regjimit të Asadit gjatë ditës ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të zonës së deeskalimit në Idlib, kanë humbur jetën 5 civilë, kurse të paktën 24 të tjerë janë plagosur”.

Të plagosurit janë dërguar në spitale përreth. Ekipet e mbrojtjes civile po vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të atyre që kanë mbetur nën rrënoja.

Idlibi, nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, u shpall “zonë e deeskalimit” në takimin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana. Pavarësisht kësaj, regjimi sirian dhe Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në rajon. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit