Regjimi i Asadit synon konfiskimin e pronave të sirianëve të zhvendosur

Mos i humb

Regjimi i Bashal Al Asadit, miratoi një ligj të ri i cili do të mundësojë konfiskimin e pronave të miliona sirianëve që zhvendosi nga vendet e tyre.

Regjimi i Asadit, përgatiti një ligj që përfshin zonat që do të rindërtohet në vendin ku prej 7 vitesh vazhdon lufta civile.

Sipas ligjit i cili njihet si “numër 10”, persona të cilët posedojnë pronë të patundshme, brenda 30 ditëve do duhet t’i dorëzojnë dokumentet e pronësisë tek autoritetete përkatës. Në rast se ata vetë nuk do të mund t’i dorëzojnë do të mund të japin autorizim të afërmeve të tyre.

Kështu që regjimi, edhe pse jep imazhin se u jep mundësinë civilëve për të ruajtur pronën e tyre, qëllimi kryesor është konfiskimi i shtëpive, vendeve të punës si dhe patundshmëritë të tjera, të personave të cilat i shikon si armiq dhe kanë braktisur pronat e tyre.

Ngaqë pothuajse në të gjithë vendin gjenden rajone të cilat janë duke u mbajtur nën rrethim dhe me sulme intensive, banorët janë detyruar të migrojnë.

Pronarët e pronave dhe të afërmit e tyre, ose u strehuan në shtetet fqinje ose me evakuimet e detyrueshme u dërguan në qytetet e kontrolluara nga opozitarët në veri të vendit. Në vendbanimet nuk kanë mbetur njerëz që mund të deklarojnë mallrat e tyre, ndërsa as nuk kanë të afërm që mund të japin autorizime.

Një dilemë tjetër rreth ligjit është se afati prej 30 ditësh është shumë i shkurtër. Gjatë kësaj kohe personat që kanë migruar jashtë vendit ose në një skaj tjetër të vendit, nuk është e mundshme që të dorëzojnë dokumentet tek institucionet zyrtare të vendit.

Për këtë arsye, regjimi do të mund të bëjë rikadastrimin e pronave, kështu që pronat e familjeve të zhvendosura do të lihen pa pronësi. Me një rikonstruktim administrativ, do të konfiskohen pronat e civilëve të zhvendosur.

– Rreziku i konfiskimit të pronave të mbi 13 milionë sirianëve

Anëtar i komitetit të punëve juridike të Koalicionit të Forcave Revolucionare dhe Opozitës Siriane (SMDK), Yasir Ferhan, në një deklaratë me shkrim tha se “Ligji i ri do të legjitimojë planet e regjimit ekspansionist dhe sektarian të Iranit për të ndryshuar strukturën e popullsisë në Siri”.

Ai gjithashtu duke folur për detyrimin e deklarimit të pronësisë brenda 30 ditëve tha se “Kjo procedurë, vuri në pah qëllimin e vërtetë të regjimit të Asadit. Regjimi duke përfituar nga mosprania e më shumë se 13 milionë sirianëve të zhvendosur, mundohet që t’i konfiskojë pronat e tyre me manipulime dhe shkatërrimin e dokumenteve”.

Në fazën e parë ligji pritet të zbatohet në rajonet e Damaskut, ndërsa më pas në Homs dhe Halep./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit