“Regjimin e kemi nëpër këmbë”, Boçi: Policia po dhunon qytetarët

Mos i humb

Një ditë pas protestës së tretë kombëtare të zhvilluar nga opozita e bashkuar, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar një video në “Facebook”, ku shprehet se Policia në mënyrë të paligjshme ka arrestuar e dhunuar qytetarët, të cilët dolën në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Ai thotë se qeveria qëndron lepe peqe para krimit, ndërsa sjellja e saj ndaj qytetarëve shkon deri në absurditet.

“Ja si i gjuan policia e famshme politike e Ramës, qytetarët e thjeshtë protestues. Natën, befasisht, prapa krahëve. Pa asnjë urdhër ligjor. I zë pritë e i arreston dhe i dhunon.Lepe peqe para krimit dhe agresive deri në absurditet me qytetarët që kërkojnë të drejtat, që mbrojnë shtëpitë e kërkojnë sigurinë e së ardhmes.Regjimin e kemi nëpër këmbë. Duhet ta shkelim e ta rrëzojmë!”, shkruan Boci.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit