Regjistrimi në gjendje civile, lehtësohen procedurat për shtetasit e huaj. Si kanë ndryshuar rregullat

Mos i humb

Lehtësohen procedurat e regjistrimit për shtetasit e huaj, në regjistrat e gjendjes civile. Njoftimi është bërë nga Ministria e Brendshme.

Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka nisur nga muaji mars 2021, procesin e importimit automatik të shtetasve të huaj me leje qëndrimi të rregullt në Shqipëri, nga Regjistri Elektronik i shtetasve të huaj, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC).

“Duke ndërmarrë këtë hap, Gjendja Civile lehtëson procedurën e regjistrimit të të huajve në vend, pasi ata nuk kanë nevojë të dorëzojnë dy herë dokumentet origjinale, edhe në Polici, edhe në GJC, por vetëm një herë, në zyrën e aplikimit për lejet e qëndrimit.

Njëkohësisht, të huajt me qëndrim të rregullt në Shqipëri, kanë detyrimin që pranë zyrave të GJC ku banojnë, të vetëdeklarojnë vendbanimin, brenda një afati 30-ditor, pas marrjes së lejes së qëndrimit.

Në rast se nuk kryejnë vetëdeklarimin e adresës (vendbanimit), atëherë të dhënat e tyre do të bllokohen në RKGJC, e për pasojë, nuk do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime nga portali qeveritar “e-Albania”.

Nga ana tjetër, shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, do të qëndrojnë aktivë ne RKGJC, edhe për një periudhë 30 ditë, pas përfundimit të afatit të lejes së qëndrimit. Kjo, me qëllim që t’u japë mundësi të huajve me leje qëndrimi, të rinovojnë dokumentacionin që u nevojitet.
#MëshumëShërbime 🇦🇱”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit