Regjistrohen më shumë se 26 milionë raste Covid në botë! SHBA raporton 40 mijë pozitivë në 24 orë

Mos i humb

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve të infektuar me Covid është rritur në më shumë se 26 milionë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve që prej filimit të pandemisë ka shkuar në mbi 863.000.

Në grafikun e pandemisë, SHBA-ja kryeson renditjen përsa i përket të prekurve dhe vdekjeve nga infeksioni, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga pandemia e Covid-19, me të paktën 186 mijë vdekje dhe 6.115.600 të prekur.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u raportuan rreth 40 mijë të identifikuar me koronavirusi dhe 1056 viktima

Sipas të dhënave të autoriteteve:

·         Vendit iu deshën 99 ditë për të arritur 1 milion raste në 28 Prill. 

·         Më pas u deshën 43 ditë të tjera për të arritur 2 milion raste më 10 qershor.

·         U deshën edhe 28 ditë për të kapërcyer 3 milion raste në 8 korrik.

·         U deshën vetëm 15 ditë shtesë për të kapërcyer 4 milion raste në 23 korrik.

·         U deshën 17 ditë për të kaluar mbi 5 milion raste. 

·         Që nga ajo kohë, SHBA-së i janë dashur 22 ditë për të arritur 6 milion raste. 

Brazili ka regjistruar 1184 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke arritur totalin tragjik të 123,780 vdekjeve, ndërsa numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur pothuajse në katër milion. Shifrat e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë e konfirmojnë Brazilin si vendin e dytë më të prekur nga Covid pas SHBA, ku infeksionet tejkalojnë gjashtë milionë.

India raportoi 83,337 raste të reja me Covid-19 të enjten, rritja më e lartë ditore e njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Universiteti Johns Hopkins më parë raportoi se India regjistroi 85.687 raste të reja më 27 gusht. Mospërputhja midis shifrave është e paqartë.

Qeveria indiane thotë se rastet në vend më 27 gusht ishin 77,266 dhe kjo është hera e parë që ajo regjistron një total më të madh se 80,000 në 24 orë.

Ministria Indiane e Shëndetësisë shkroi të enjten në Twitter se pa “një rritje të paparë të testimit”, duke shtuar se më shumë se 1,170,000 teste ishin bërë në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuara në Indi qëndron në 3,853,406, duke përfshirë të paktën 67,376 vdekje.

Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Brazili kanë regjistruar më shumë raste dhe vdekje sesa India.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit