Rekord i ri në Kosovë, 500 raste të reja me COVID-19 dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Mos i humb

Shifra rekord nga koronavirusi në Kosovë. 9 viktima dhe mbi 500 raste të reja me koronavirus janë raportuar për 24 orët e fundit.

Nëntë viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,626 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Prishtinë, 286. Instituti po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 107 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 21545, i viktimave në 714 dhe i të shëruarve në 15,829. Aktualisht, raste aktive janë 5,002.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit