Rekorde të reja të Haradinajt, bëhen mbi 100 Zv/ministra

Mos i humb

Kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt ka realizuar vetëm 57 për qind të planit të punës për 6 muaj, edhe pse ka më shumë se 100 zv/ministra.

Sipas raportit të Lëvizjes FOL, nga monitorimi i 22 institucioneve, nga 225 aktivitete sa kanë qenë të parapara në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018, vetëm 130 apo 57% janë realizuar, ndërkaq 95 aktivitete apo 41% kanë mbetur të papërfunduara në afatin e përcaktuar kohor.

Megjithatë, Ministria e Financave, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete kanë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në Planin Vjetor të Punës se Qeverisë ndërkaq ministritë të cilat nuk kanë realizuar asnjë aktivitet janë Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit