Rënie gurësh e inertesh nga moti i keq, akset ku duhet të bëni kujdes

Mos i humb

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve pas motit të keq që ka përfshirë vendin në orët e fundit.

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë.

Sipas ARRSH akset më problematike janë: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Aktualisht të gjitha akset janë të kalueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit