Reshje masive shiu e dëbore në Elbasan, Emergjencat Civile: Ndërhymë në disa banesa, në akset rrugore ka gurë e inerte

Mos i humb

Emergjencat Civile japin informacion mbi situatën e paraqitur në Qarkun e Elbasanit nga reshjet e rëna ditët e fundit.

Emergjencat njoftojnë se nga reshjet masive situata paraqitet problematike në disa zona, ku është ndërhyrë për të parandaluar hyrjen e ujit në banesa. Gjithashtu, probleme ka edhe në disa rrugë, ku ka pasur rënie gurësh, inertesh dhe aluvionesh.

Njoftimi i plotë:

Gjate nates kemi pasur reshje shiu me intesitet te mesem e te larte ne gjithe qarkun dhe reshje debore ne lartesi, ku sipas te dhenave te sherbimit metereologjik ne Elbasan kemi pasur 38mm shi.

Lumi Shkumbin ka pasur prurje te konsiderueshme, por larg pikes kritike, nderkohe qe perroi i Zaranikes ne krahasim me diten e djeshme ka pasur nje renie te prurjeve.

Ne oret e mengjesit te sotem forcat e MZSH dhe punonjesit e emergjencave civile dhe ASHP te bashkise Elbasan kane nderhyre per ndihme ne fshatin Balez, Nj.A Bradashesh pasi ujerat e perroit te Balezes, kane rrezikuar te hyjne ne banese, si dhe ne kasollen me bageti.

Ne akset rrugore kemi prani guresh, inertesh e aluvionesh, por jane te gjitha te hapura dhe te kalueshme. Ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve prej disa oresh kemi prezencen e debores ne lartesi 10 cm. Nuk eshte nderprere qarkullimi i mjeteve.

Ne furnizimin me energji elektrike, kemi disa kabina jashte pune ne Nj.A Zavaline, Labinot Fushe, Lagja Nr.2 te Bashkise Elbasan dhe Nj.A Orenje e Polis ne Bashkine Librazhd si dhe ne Nj.A Grabove ne Bashkine Gramsh.

Ne Nj.A Kukur kemi shkollat e 4 fshatrave qe nuk zhvillohet mesim nga dalja e ujerave te perrenjve qe rrezikojne kalimin e nxenesve per ne shkolle.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit