Reshje shiu edhe në ditët në vijim në Kosovë, paralajmërohet sërish për përmbytje, situata më e rëndë në Dukagjin

Mos i humb

Moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën. Reshjet e shiut të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rënë me intensitet të lartë, kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Kosovës.

Situatë më e rënduar paraqitet në Rrafshin e Dukagjinit. E një situatë e tillë pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim. Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në IHMK theksoi se pritet që të ketë sërish reshje shiu në ditët në vijim.

“Sipas parashikimeve tona pritet që përsëri ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin por më të theksuara përsëri në Dukagjin, prandaj këto edhe më tepër do ta rëndojnë situatën. Situata hidrometeorologjike në Kosovë gjatë këtyre ditëve është karakterizuar me reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës e cila ka shkaktuar ngritje të niveleve nëpër lumenj. Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime ( Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha, Lumi Drencia etj)”, ka thënë Kastrati për telegraf. Ai ka theksuar se problematik paraqiten lumenjtë me karakter të rrëkeve të cilët rrjedhin nga zonat e larta malore.

foto galeri
  • Kastrati ka shtuar se situatës në Dukagjin i ka kontribuuar edhe shkrirja e borës dhe reshjet e shiut që kanë rënë ditë më parë, duke ngopur kështu token me ujë përtej kapaciteteve.

“Aktualisht nëpër lumenjtë lumorë me karakter fushorë (Drini i Bardhë, Ibri, Sitnica, Morava Binçës dhe Lepenci) kanë ngritje të lehtë, ndërsa pas ndërprerjes së reshjeve tendenca e niveleve është në rënie”, ka thënë Kastrati.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit