Riatdhesimet nga Siria, SPAK thërret për pyetje Floresha Rashën, fëmijët nuk merren në përgjegjësi penale

Mos i humb

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të thërrasë Floresha Rashën për marrje në pyetje një ditë pasi ajo ka ardhur nga Siria.

Rasha u kthye dje bashkë me tre fëmijët falë një operacioni shpëtimi nga kampi i Al-Holit teksa kishte që në fillim të 2014 aty.

Ajo është e veja e Diamant Rashës, shqiptari që u vra në luftë në Siri.

Nga ana tjetër fëmijët e saj dhe po ashtu edhe Endri Dumanin si dhe të gjithë personat nën 18 vjeç që kanë qenë në kampin Al-Hol, kur kthehen në Shqipëri nuk merren në përgjegjësi penale.

Sa i përket Floresha Rashës, do të hetohet nëse ajo ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo.

Në fakt ajo ka plagë në trup, por ia doli që të transportohet në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit