Rikualifikimi i rrugëve dhe ngritja e një muzeu/Arkeologët përfundojnë studimin e fizibilitetit të zonës së Dimalit

Mos i humb

Grupi i arkeologëve dhe ekspertëve ka përfunduar studimin e fizibilitetit të zonës së Dimalit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj. Sipas saj, shumë shpejt do të bëhet publik edhe studimi.

Bashkia e Urës Vajgurore në buxhetin afatmesëm ka planifikuar edhe rikualifikimin e rrugës që shkon në Dimal, që do ta përfundojë me të ardhurat e bashkisë. Pjesë e rijtëzimit të sitit arkeologjik nuk është vetëm rruga, që të çon drejt Dimalit, por bërja e vizitueshme e tij dhe ngritja e një muzeu për mbledhjen e të gjithë artifakteve të ndryshme që flasin për këtë qytetërim të vjetër antik ilir.

Dimali do të bëhet një prej destinacioneve turistike më të rëndësishme në qarkun e Beratit. Rreth 500 monumente kulture që ka ky qark në krye të tyre është padyshim Dimali.

Dimali, një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë ka luajtur një rol të rëndësishëm ne luftërat iliro-romake. Simbol i qytetit ka qenë djaloshi Dimal, i cili ishte kampion i lojërave të organizuara. Vendbanimi antik i kalasë së Krotinës ndodhet në perëndim të malësisë së Shpiragut në komunën Cukalat, të rrethit të Beratit.

Kjo kala e ka marrë emrin nga fshati me të njëjtin emër e, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të kodrës. Kalaja e Krotinës ngrihet mbi një kodër të bukur, e cila fillon rrëzë faqes perëndimore të Shpiragut dhe vazhdon në krah të majtë të rrugës nacionale Berat–Fier. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga fshatrat Bistrovicë e Allambres dhe në anën veriore dhe perëndimore kodra zbret në një varg tarracash që arrijnë deri në luginën e përroit të Cukalatit.

Pozicioni gjeografik, si dhe pozita mbizotëruese e kodrës së kalasë kanë krijuar kushte të mira për një mbrojtje të fuqishme natyrore të këtij vendbanimi ilir./ata/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit