Risia më e fundit në WhatsApp, opsion për mesazhet që të fshihen vetë

Mos i humb

WhatsApp së shpejti pritet që për të gjithë përdoruesit të vijë me një risi të re në treg.

Sipas informacioneve bëhet me dije se pritet që gjatë muajve të ardhshëm mesazhet që keni dërguar në WhatsApp do të fshihen vetë, 7 ditë pas dërgimit në një “chat” të caktuar.

Facebook ka pohuar se risia më e fundit që vjen për aplikacionin e mesazheve që dërgojmë në WhatsApp vjen për ta bërë bashkëbisedimin “më privat”.

Kështu, WhatsApp do t’i ngjajë pak më shumë Snapchat-it, platformës nga e cila Facebook është frymëzuar edhe në të shkuarën, duke përfshirë këtu edhe futjen e “Instagram Stories”.

Gjithashtu kompania konfirmoi se e reja mund të aktivizohet vetë nga përdoruesit, ndërsa në grupe do të jetë “admin”-i ai që e ka në dorë aktivizimin ose jo të risisë.

“Mendojmë se njerëzit do të jenë më të qetë nëse e dinë se diçka që kanë shkruar dikur, nuk do të jetë më aty”, tha një zëdhënës i Whatsapp

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit