Rithemelimi i PD përkujton Azem Hajdarin

Mos i humb

Në përkujtim të 25-vjetorit të rënies së Tribunit të Demokracisë, Azem Hajdari, grupimi i Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve,” me pjesëmarrjen e kryetarit të grupimit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha dhe Grupimit ‘Dhjetor ‘90’.

Të pranishëm ishin familjarë të Azem Hajdarit dhe politikanë të lartë të opozitës.

Berisha vendosi një kurorë pranë varrit të Azem Hajdarit dhe u përkul në nderim të veprës së tij.

Homazhet do të zhvendosen te memoriali i Azem Hajdarit, pranë ish-selisë së Partisë Demokratike.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujtoi sot liderin e lëvizjes studentore, Azem Hajdari, i cili u vra në afërsi të selisë blu 25 vite më parë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha evidentoi kontributin e dhënë nga Hajdari për demokracinë në vend.

“25 vite më parë u vra pabesisht Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore që me veprën e tij të pavdekshme u bë simboli i vullnetit të shqiptarëve në përballjen me regjimin komunist dhe ngadhënjimin e lirisë mbi diktaturën”, shkruan Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit