Robert Mueller përfundon hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në SHBA

Mos i humb

Hetuesi special Robert Mueller, ka përfunduar hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Raporti konfidencial i Mueller është dorëzuar tek Prokurori i Përgjithshëm William Barr, ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë, shkruan CNN.

Prokurori Barr është duke i analizuar gjetjet e këtij raporti dhe ai u ka thënë ligjvënësve amerikanë se mund të arrijë në konkluzione gjatë kësaj fundjave.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë e ka përshkruar raportin e Mueller si “gjithëpërfshirës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit