Rrahën dhe plagosën me armë të riun në një lokal në Halkidiki, dy shqiptarë në kërkim

Mos i humb

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në Halkidiki, ndërsa autorë të krimit dyshohet se janë disa shqiptarë.

Mësohet se i riu u sulmua në një kafene, aty ku shtatë persona, disa prej tyrë në makinë e disa në motor shkuan dhe e qëlluan e më pas plagosën me armë.

Pavarësisht se i riu tentoi që t’i shpëtonte agresorëve ata e goditën me grushta, ndërkohë që njëri prej tyre e qëlloi me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në kofshën e djathtë.

Menjëherë pas kësaj grupi i autorëve të krimit u larguan nga kafeneja, ndërsa 20-vjecari u transportua në spital.

Nga hetimi i kryer nga Policia, dy nga tre autorët e plagosjes dhe rrahjes së 20-vjeçarit u identifikuan pak më vonë.

Ata janë dy shqiptarë përkatësisht 21 dhe 29 vjeç, të cilët thuhet se i përkasin një grupi bande në Selanik.

21-vjeçari, sipas policisë është person me precedent penalë, pasi në tetorin e kaluar është liruar nga burgu, ndërsa po gjykohet në shkallën e 2-të për tentativë vrasje, mbajtje pa leje dhe përdorim të një arme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit