Ekzekutimi i borxheve të këqija, ulen tarifat përmbarimore

Mos i humb

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ajo e drejtësisë Etilda Gjoni kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili ul 2 deri në 4 herë tarifat përmbarimore për ekzekutimin e borxheve të këqija.

Aktualisht pagesa për shërbimin përmbarimor përbehet nga dy tarifa. E para është tarifa fikse, që paguhet për sekuestrimin e pronës së vënë garanci për një kredi të pashlyer. Kjo tarifë është është me 6 shkallë dhe varion nga 3 për qind për pronat me vlerë të lartë deri në 12 për qind për ato me vlerë më të ulët.

Por vec tarifës fikse, ka dhe një tjetër tarifë suksesi, e cila I paguhet përmbaruesit nëse ai arrin që pronën e sekuestruar, ta shesë me sukses në ankand.

Udhëzimi i ri i ul të dyja llojet e tarifave. Për tarifat fikse, kuota maksimale zbret nga 12 në 8 për qind, ndërsa ajo minumale nga 3 për qind ulet në 1.1 për qind. Po kështu ulje ka edhe për tarifat e suksesit për borxhet me vlera të larta. Por si ndryshon pagesa që bankat ose nje kreditor tjetër duhet ti paguajë shoqërisë së përmbarimit për eksekutimin dhe shitjen e një borxhi të keq.

Aktualisht për të ekzekutuar garancinë e një kredie të pashlyerë me vlerë 50 mijë euro bankat duhet që të paguajnë tek shoqëria e përmbarimit 6 mijë e 600 euro. Por me udhëzimin e ri pagesa zbret nga 6600 euro në 3 mijë e 200 euro. Ndërsa për kreditë e këqija me vlerë 100 mijë euro tarifa ulet nga 17 mijë euro që është aktualisht në 8 mijë euro.

Udhëzimi i ri shfuqizon një akt të dy ish ministrave teknikë të partisë demokratike Gazmend Bardhi i drejtësisë dhe Helga Vukaj e financave. Në qershor të vitit të kaluar pak ditë para se të linin detyrën dy ish ministrat teknikë rritën deri në 7 fish tarifat e përmbarimit, një akt që u kundërshtua fuqishëm jo vetëm nga bankat private, por edhe Fondi Monetar. FMN deklaroi se vendimi i dy ish ministrave teknikë duhej shfuqizuar pasi rrezikon të frenojë ekzekutimin e garancive dhe uljen e kredive të këqija./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit