“Rregullat e dialogut po përcaktohen nga BE- ja e ShBA- ja”

Mos i humb

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili thotë se është shumë e rrezikshme ideja e ndërprerjes së dialogut. Kjo sipas tij, do ta vendoste Kosovën në një pozicion të pafavorshëm politikisht.

Ai përmendi rolin e BE-së dhe SHBA-së, përçka sipas tij dihet se procesi ka qenë i dizajnuar sipas rregullave të tyre.

“Rregullat e lojës po përcaktohet prej BE-së, në këtë rast edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Ismaili në Rubikon të KTV-së.

Ai tha se nuk duhet përmendur deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç se do të marrë diçka nga Kosova porse të kujtohen deklaratat e tij të vazhdueshme në media se duhet të japë diçka për Kosovën.

“Me dialog ne kemi arrit që të vendosim disa spiranca t’i quaj me të cilat e kemi betonuar Serbinë në atë pozicion që pa u marrë vesh me Kosovën, e ju e dini që duhet mi definuar kufijtë, pa e tregu kufirin formal të cilin e ka dhe në atë kufi nuk mundet me paraqit Kosovën. Ne duhet me fol se si po përgatitemi, çfarë argumente kemi të brendshme para se të shkojmë atje”, shtoi tutje ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit