Rrëzohet një avion ushtarak në Libi, 5 të vdekur

Mos i humb

 

 

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni kargo ushtarak në jugperëndim të Libisë.

Një burim i sigurisë në fushën e naftës në Sherar e cila gjendet në jugperëndim të vendit, theksoi se avioni kargo i Forcave të Armatosura të Libisë është rrëzuar disa minuta pasi është nisur drejt kryeqytetit, Tripoli, në afërsi të aeroportit.

Vetëm njëri nga 6 personat në avion arriti të shpëtohet.

Burimi i sigurisë njoftoi se avioni i kargos ka transportuar materiale teknike për puset e naftës. Transportimi është duke u bërë nga ajri për shkak të përleshjeve intensive në qytetin Sebha, në rrugën që çon drejt rajonin e naftës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit