Rriten tensionet Sudan-Etiopi, nuk përjashtohet konflikti ushtarak

Mos i humb

Një konfrontim ushtarak midis Sudanit dhe Etiopisë përgjatë kufirit të tyre është bërë i pashmangshëm shkaku i tensioneve në rritje pas sulmeve të fundit ajrore të Etiopisë, tha një burim ushtarak sudanez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ushtria etiopiane kreu operacione provokuese, të cilat rezultuan në vrasjen e civilëve brenda kufirit sudanez”, tha për AA, burimi që preferoi të mbetet anonim pasi nuk ishte i autorizuar të prononcohej për mediat.

Ai tha se ushtria sudaneze është e përgatitur dhe e gatshme për të mbrojtur tokat e saj, duke shtuar: “Ushtria dhe milicitë etiopiane nuk do të lejohen të kthehen në tokat sudaneze që kishte kontrolluar”.

“Udhëheqësia sudaneze konsideron domosdoshmërinë e vetëkontrollit dhe përdorimin e dialogut për demarkimin e kufijve”.

Etiopia akuzoi sot ushtrinë sudaneze se vazhdon të “shkelë” kufijtë e saj, duke iu referuar faktit se mosmarrëveshja midis dy vendeve nuk është zgjidhur në mënyrë efektive.

Të premten, Komisioni Etiopian i Kufijve lëshoi ​​një deklaratë në të cilën deklaroi se “kufiri Etiopi-Sudan ka qenë objekt i mosmarrëveshjeve midis dy vendeve për më shumë se një shekull. Marrëveshja për demarkimin e kufirit u nënshkrua për herë të parë në vitin 1902, por të dyja palët nuk e saktësuan atë”.

Puna e komitetit teknik për demkarkimin e kufijve midis dy vendeve u pezullua në vitin 2013.

Në dhjetor, Sudani tha se rimori të gjithë zonën e tij kufitare nga Etiopia.

Sipas autoriteteve sudaneze, disa banda etiopiane morën tokat bujqësore në al-Fashqa pasi dëbuan fermerët me forcë. Sudani akuzon ushtrinë etiopiane për mbështetjen e këtyre bandave, gjë që Addis Ababa e mohon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit