Rritësit e peshkut, gati për protestë. Ankohen për mungesën e tregut dhe subvencioneve

Mos i humb

 

 

Rritësit e peshkut në gjirin e Karaburunit kërcënojnë me protesta e bllokim të rrugës. Sipas tyre, qeveria i ka lënë prej vitesh jashtë vëmendjes. Ata ankohen se prodhimin vendas të peshkut po e konkurron peshku që vjen nga jashtë, që është më i lirë dhe pa cilësi.

 Muharrem Lazaj është kultivues i peshkut dhe prej vitesh punon në sektorin e “Aqua-Kulturës”. Ai thotë se cilësia e peshkut të Karaburunit nuk krahasohet me peshkun e importuar nga Turqia apo Greqia.

“Ndodh që peshku që importohet, pasi nuk shitet në supermarketet jashtë vendit mblidhet dhe hidhet në tregun vendas. Kjo është më e keqe. Ne mbulojmë të gjithë vendin me prodhimin tonë. Pse duhet të importojnë nga jashtë, peshk pa cilësi fare?”, thotë Muharrem Lazaj, kultivues i peshkut.

Rritësit i janë drejtuar edhe Ministrisë së Bujqësisë dhe AKU-së, por asnjë masë nuk është marrë prej tyre. Por, përveç mungesës së tregut, ata ankohen edhe për mungesën e mbështetjes me subvencione nga AZHBR-ja.

Top Channel ka ndjekur nga afër të gjithë procesin e rritjes së peshkut në gjirin e Karaburunit dhe sesi më pas ai paketohet dhe hidhet në tregun vendas. Njëri prej rritësve na tregon të gjithë procesin, nga kontrolli i rrjetave, e deri tek ecuria e rritjes së peshkut.

Tashmë kultivuesit presin një përgjigjie nga institucionet përkatëse, në të kundërt do të dalin në protestë dhe rrugën do ta bllokojnë me peshkun që rrisin vetë gjatë të gjithë vitit.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit