Rritet besimi i konsumatorit në Gjermani përskaj çmimeve të larta

Mos i humb

Indeksi i besimit të konsumatorit në Gjermani është rritur për 0.5 në 0.9 pikë në nëntor, pavarësisht rritjes së inflacionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

GfK, një agjenci kërkimore në Gjermani, publikoi rezultatet e Indeksit të besimit të konsumatorit të muajit të ardhshëm.

Në njoftim thuhet se Indeksi i besimit të konsumatorit, i cili qëndroi në 0.4 pikë këtë muaj, u rrit për 0.5 pikë në 0.9 pikë në nëntor.

Indeksi i besimit të konsumatorit pritet të rritet në 0.5 pikë.

Studiuesi i GfK, Rolf Buerkl tha se besimi i konsumatorit është rritur pavarësisht inflacionit në rritje.

“Me këtë rritje për të dytin muaj radhazi, besimi i konsumatorit po sfidon disi inflacionin në rritje. Qytetarët gjermanë presin ende rritje të çmimeve. Prandaj, ata e konsiderojnë të përshtatshme të blejnë tani për të shmangur çmimet edhe më të larta”, shpjegoi eksperti.

Buerkl paralajmëroi se nëse çmimet vazhdojnë të rriten, kjo do të ushtrojë presion mbi konsumatorët, gjë që mund të vonojë një rimëkëmbje më të fortë ekonomike.

Inflacioni vjetor në Gjermani u rrit në 4.1 për qind në shtator, duke tejkaluar katër për qind për herë të parë në 28 vjet. Ekonomistët kanë nisur të debatojnë nëse vitet e inflacionit të lartë në vend po kthehen realisht.

Indeksi i besimit të konsumatorit bazohet në një anketë mujore të komunitetit të konsumatorëve që mat opinionin e konsumatorëve për kushtet aktuale dhe të ardhshme ekonomike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit