Rritet në 43 numri i të vdekurve nga shembja e urës në Itali

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga shembja e Urës Morandi në qytetin italian Gjenova, është rritur në 43.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, numri i të vdekurve është rritur në 43 pasi që është gjetur kufoma e një personi, ndërsa një tjetër i plagosur ka humbur jetën nga aksidenti që ndodhi më 14 gusht.

Për 19 persona dje ishte organizuar një ceremoni mortore në qytet, ndërsa familjet e të tjerëve nuk dëshiruan ceremoni shtetërore.

Në ceremoni morën pjesë presidenti i vendit, Sergio Mattarella, futbollistët e Genoa dhe Sampdoria, të afërmit e viktimave dhe shumë qytetarë të tjerë.

Në mesin e personave që humbën jetën nga shembja e urës Morandi në Itali ishin edhe dy shqiptarë.

Pas fatkeqësisë në qytet ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme për 12 muaj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit