Rritet numri i të vdekurve nga Ebola

Mos i humb

Si pasojë e epidemisë Ebola e cila nisi në muajin korrik në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos kanë humbur jetën 198 persona.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos ka publikuar të dhëna në lidhje me epideminë Ebola e cila ka nisur në rajonin Beni dhe është përhapur në rajonin Ituri.

Sipas të dhënave të fundit që nga shfaqja e epidemisë e deri tani janë vërejtur 426 raste të etheve hemorragjike, ku nga këto, 379 persona janë diagnostikuar bartës të virusit Ebola.

Si pasojë e virusit deri më tani kanë humbur jetën 198 persona, si dhe janë shëruar 126 të tjerë të diagnostikuar me virusin. Në mesin e 426 rasteve me ethe hemorragjike ndodhen edhe 47 raste të vdekjes të cilat nuk janë përcaktuar nëse kanë ardhur si pasojë e virusit Ebola.

Në kuadër të fushatës së nisur më 8 gusht në rajon deri më sot janë vaksinuar kundër virusit 37 mijë e 559 persona.

Ebola është shfaqur për herë të parë në Republikën Demokratike të Kongos në vitin 1976 dhe në dhjetor të vitit 2013 ajo u përhap në Afrikën Perëndimore. Në epideminë e vërejtur gjatë viteve 2014-2017 në Guine, Liberi dhe Sierra Leone u infektuan nga virusi Ebola rreth 30 mijë persona dhe më shumë se 11 mijë njerëz humbën jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit