Rritet numri i terroristëve të PKK-së të neutralizuar në veri të Irakut

Mos i humb

Është rritur në 14 numri i terroristëve të PKK-së të neutralizuar në operacionin e kryer nga Forcat e Armatosura Turke në veri të Irakut.

Avionët luftarakë turq në koordinim me operacionin “Kthetra” kanë neutralizuar shtatë terroristë të PKK-së gjatë një operacioni kundër terrorizmit në rajonin Metina në veri të Irakut, bëri të ditur Ministria turke e Mbrojtjes,

Me shtatë terroristët tjerë të neutralizuar në mëngjes në rajonin Gara, numri i terroristëve të neutralizuar është rritur në 14.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Më 27 maj, Turqia filloi operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në rajonin Hakurk në veri të Irakut.

Sipas ministrisë, më 13 korrik Turqia filloi operacionin “Kthetra-2” si një vazhdim i suksesshëm i “Kthetra-1”, i cili zbuloi informacione të reja mbi aktivitetet terroriste.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit