Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, ndërrojnë jetë 3 të moshuar në pak orë

Mos i humb

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se tre pacientë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rëndë, duke e çuar në 252 numrin total të vdekjeve.

Raportohet sse ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme një e moshuar 83-vjeçare, e cila ishte e shtruar në spital në AHEPA. E moshuara vuante nga sëmundje të tjera të rënda, ndërsa sipas informacioneve ajo ishte banore e shtëpisë së pleqve “Estia Papageorgiou”.

Gjithashtu, ka ndërruar jetë në spital një 90-vjeçar, nga shtëpia e pleqve “Agia Kyriaki”, i cili ka pësuar arrest kardiopulmonar, për shkak të infeksionit Covid-19.

Ndërkohë, një tjetër i moshuar 87-vjeçar ka humbur betejën për jetën e tij në Spitalin Papageorgiou në Selanik

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit