Rritja e çmimeve, Vasili: Rama përgjegjësi kryesor, tani përpëlitet sepse u kap me presh në dorë

Mos i humb

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të rritjes së çmimeve në vend.

Në një status në “Facebook”,  Vasili shpreh se tashmë kryeministri fillimisht deklaroi se qeveria nuk mund të bëjë asgjë përballë kësaj krizë, ndërsa tashmë me reagimin qytetar njoftoi ngritjen e një Task-Force.

Statusi:

Eshte fakt: Edi Rama pergjegjesi kryesor per rritjen e çmimeve!

Edi Rama perpelitet, dihat dhe mban recitime morale sepse eshte kapur me presh ne dore.

Edi Rama vetem genjen, kur thote se s’ka lidhje qeveria, por Rusia me rritjen e cmimeve.

Po kur cmimi i naftes nga 290 leke qe ishte perpara se te fillonin protestat kunder qeverise, ra brenda dites ne 217 leke, eshte e qarte edhe per me budallain se shkaku i rritjes se çmimit eshte vetem Edi Rama dhe qeveria.

Se lufta nuk mbaroi ne Ukraine, qe te justifikohej renia e çmimit.

Edhe tha Edi qe qeveria nuk ka cfare ju ben privateve per cmimin se eshte tregu i lire dhe qeveria s’ka rol.

Pastaj ngriti task force bashke me oligarket dhe na doli qe kishte rol dhe te madh bile.

Shume thjeshte, çmimi ra, sepse pazarit te qeverise me oligarket e naftes per te rritur çmimin e naftes i doli boja.

Edi Rama donte te mbushte arken e qeverise per te paguar inceneratoret, qe te mos hapin gojen, te paguante edhe koncesionet, ndersa oligarket qe te perfitonin miliona euro me sebepin e luftes.

Por kur maskarelleku ulet ne krye te qeverise te tilla mashtrime do degjojme, por faktet nuk i luan topi.

Edi Rama me budallenjte, qe e rrethojne cfare presin më ?

Le ta organizojne nje proteste me parullen: “Faleminderit Edi, qe na vodhe dhe na rrite çmimet”.

Edi do gezohej shume dhe do ti pershendeste protestuesit “perparimtare” dhe “europeiste” nga dritarja e zyres se tij.

Edi do tu premtonte atyre me gezim, qe çmimet do te rriteshin edhe shume e me shume nga luftrat te tjera, qe do te ndodhnin ne te ardhmen.

Dhe protestuesit do nxirninn parullen tjeter: “Edi rriti cmimet sa te duash, ne do vdesim edhe nga uria, vetem aman ti mos u merzit”.

Dhe Edi serish do t’i pershendeste nxehtesisht nga dritarja e zyres “viktimat e tij te dashura”

Vasili2

Vasili

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit